AKTUALE

Mickoski: Në EBA prezantuam mundësitë për investime në Maqedoni

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski thekson se gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe ka prezantuar mundësitë për investime në vendin tonë.

“Nëse do të më duhej ta vlerësoja këtë vizitë tonën, do ta vlerësoja me notën më të lartë, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë politik, sepse pas një kohe të gjatë, nuk e di për çfarë arsyesh, të ndërprerjes dhe pauzës së marrëdhënieve që kemi me Emiratet e Bashkuara Arabe, po e rivendosim një bashkëpunim kaq të ngushtë, të drejtpërdrejtë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në një vizitë të ditëve të fundit në qeverinë e bashkuar arabe.
Ata diskutuan projekte në fushën e transportit, kryesisht Korridoret 8 dhe Korridori 10 dhe seksioni i Korridorit 10, 10-e, projekte në turizëm, ndërtim dhe investime në bujqësi dhe energji.

Ai veçoi edhe Memorandumin për bashkëpunim më të thellë ekonomik, të cilin e nënshkruan ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

“Gjithçka që diskutuam është me të vërtetë diçka që do të përfaqësojë një hap të madh përpara për ekonominë e vendit”, pohon Mickoski.

Banner

Related posts

Osmani: Qeveria do të vendosë nëse vendi ynë do të dalë nga “Ballkani i Hapur”

Gjyla Halili

Vazhdojnë aderimet nga BDI Saraj në Lëvizjen Demokratike

Gjyla Halili

Gjorgjievski: Do të përpiqem që për Vitin e Ri të kemi edhe një këngëtar shqiptar, mjaft më me ndarje

Gjyla Halili