AKTUALE

Një 46-vjeçar i vdekur dhe një 13-vjeçare e plagosur. Familja Tërziu e përfshirë sot në incidentin e armatosur në Tetovë

Një 46-vjeçar nga Tetova humbi jetën nga incidenti i armatosur në Tetovë që ndodhi sot në mesditë në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, pas një shkëmbimit me armë zjarri nga dy automjete.

Nga të shtënat u lënduan edhe dy kalimtarë të rastit. Një vajzë 13 vjeçare e cila me plagë në këmbë është dërguar në Spitalin e Tetovës si dhe një i moshuar i cili është transportuar në Qendrën Klinike në Shkup si rast urgjent.

“Automjeti që është drejtuar drejt rrugës “113” është një automjet pasagjerësh “Ford Fiesta” me targa të Tetovës. Gjatë kontrollit është konstatuar se bëhet fjalë për targa të çregjistruara nga i njëjti automjet, në pronësi të personit E.M.(19) nga fshati Gajre e Tetovës. Gjatë marrjes së masave, në kryqëzimin e rrugës “Bllagoja Toska” me rrugën “107” është gjetur një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, në pronësi të F.R.(46) nga Tetova, ndërsa brenda automjetit është gjetur një person i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, thonë nga SPB Tetovë.

Autoritetet janë vënë në kërkim të autorëve, ndërsa jozyrtarisht dyshohet që autorët të kenë lëvizur në drejtim të Jazhincës drejt kufirit me Kosovën.

Jozyrtarisht, bëhet fjalë për rast hasmërie mes familjeve rivale Terziu nga Tetova dhe një familje nga fshati Gajre. Deri më tani, si pasojë e përplasjeve të armatosura ka pasur disa viktima nga të dyja familjet.

Banner

Related posts

VLEN: Fronti i bixhozit kërcënon sepse do të humbin!

Gjyla Halili

Lloga-Stirk: Të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor të sillen në nivelin më të lartë dhe të sigurojnë zgjedhje të ndershme dhe demokratike

Gjyla Halili

Kasami për “Ballkanin e Hapur”: Si pushtet po e vulosim qartë, s’bëhemi pjesë e projekteve që shkelin mbi Kosovën

Gjyla Halili