AKTUALE

REISUL ULEMA PRITI SEKRETARIN E PARË TË AMBASADËS SË SHQIPËRISË, Z. ALDO KELMENTI

Banner

Sot, më 7 gusht 2025, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit Dr. Abdulkerim Iseini priti në një takim pune Sekretarin e Parë të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Shkup, z. Aldo Kelmenti, i cili është emëruar në këtë detyrë para disa muajsh.

Reisul Ulema, në fillim të takimit, e uroi për detyrën e re në Ambasadë, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e funksionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjatë bisedës u trajtuan shumë çështje me rëndësi në sferën fetare islame dhe shoqërore.

Reisul Ulema e informoi z. Kelmenti për punën e Bashkësisë Fetare Islame dhe rolin e rëndësishëm të saj në prezantimin e vlerave shpirtërore islame, në ngritjen e vetëdijes mbi vlerat morale, në forcimin e paqes, përhapjen e dijes, si dhe në zhvillimin dhe përparimin e përgjithshëm në fusha të ndryshme të jetës shoqërore.

Nga ana e tij, Sekretari i Parë i Ambasadës së Shqipërisë, z. Aldo Kelmenti, i shprehu falënderimet Reisul Ulemas për pritjen e ngrohtë dhe mikpritjen, duke ndarë edhe përvojën e tij të mëparshme si funksionar në ambasadat e Shqipërisë në Turqi dhe Kroaci. Ai u shpreh i pajtuar me qëndrimet e Reisul Ulemas mbi shumë çështje që lidhen me zhvillimet pozitive në rajon dhe me kultivimin e mirëqenies në shoqërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të mirën e përgjithshme..

Banner

Related posts

Si do të shkojë ASH-ja e Selës në zgjedhje?

Gjyla Halili

Aksion i madh policor në Tetovë, ka të arrestuar

Gjyla Halili

Vilson Sinishtaj: Nisen aeroplanët nga Amerika, për fitoren e “Forumit Shqiptar” më 5 Mars, numri 5

admin