AKTUALE

Buxheti 2025, VMRO-DPMNE: Mjete të parapara për projekte kapitale infrastrukturore, përfshirë edhe korridorin 8 dhe 10 D

VMRO-DPMNE mbron buxhetin e propozuar dhe thotë se me të ka rritje ekonomike, dhe do të krijojë standard më të mirë të jetesës për qytetarët.

VMRO-DMNE është duke punuar vazhdimisht në zhvillim dhe rritje ekonomike që rezulton me një standard më të mirë të jetesës për qytetarët. Në propozim-buxhetin për vitin 2025 të Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE, janë paraparë rekord 50,5 miliardë denarë për investime kapitale. Në këtë shumë, sa për ilustrim, përfshihen projekte si infrastruktura rrugore për korridoret 8 dhe 10d, pastaj autostradat, hekurudhat, ndërtimi i objekteve. Në punën e këtyre investimeve kapitale do të përfshihen të gjitha ministritë kompetente. Se Qeveria është e fokusuar në zhvillim, shihet nga të dhënat themelore për rritjen e mjeteve për Ministrinë e Transportit për gati 70 për qind ose rreth 7 miliardë denarë më shumë. Pastaj shumica e shpenzimeve të planifikuara janë për projekte kapitale”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Shtojnë se qeveria e VMRO-DPMNE-së me buxhetin e vitit 2025 planifikon investime në infrastrukturë, shkolla, kopshte, spitale dhe objekte të tjera publike.

Banner

Related posts

Grubi priti në takim përfaqësuesin special sloven për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš

Gjyla Halili

Veterani i UÇK-së, Oseku: Vetëm te popujt pa traditë shtetnore, gjeneralët e luftës duan me ngelë El General edhe në paqe

Gjyla Halili

Ju pengon Nika sepse gjatë mandatit të tij hapen 4 fabrika, mbi 300 vende të reja pune, arriti që buxheti i Tuzit të jetë mbi 8 mil €

admin