AKTUALE

Bexheti thotë se Fronti Europian do të zgjerohet, kërkon që VLEN dhe VMRO të pranojnë idenë për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Gjithsesi se do të kemi një aleancë të gjerë, jo vetëm me partitë politike, por me çdo shqiptar dhe çdo përfaqësues të etniteteve tjera që nuk pajtohen me këtë qasje dhe me këtë vendimmarrje të kësaj qeverie, tha Blerim Bexheti, duke shtuar se Fronti Europian do të zgjerohet, përcjell TV21. Bexheti tha se është i bindur për fitore në zgjedhje lokale, ndërsa kërkoi nga VLEN dhe VMRO-DPMNE që të pranojnë idenë që bashkë me lokalet, të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Ne gjithsesi do të hyjmë. Ndoshta do t’i marrim të gjitha komunat. Jo ndoshta, por sigurt do t’i marrim. Ne bëjmë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ne jemi të sigurt në bazën tonë. Ne çdo ditë jetojmë me shqiptarët dhe bashkësitë e tjera etnike dhe jemi shumë të sigurt në këtë. Ata që frikësohen nga zgjedhjet, ata që janë të nënshtruar dhe që janë zgjedhur nga kryeministri. Ka një fjalë, gjuha nuk ka asht. Do të gjejnë arsyetime të ndryshme. Bujrum në zgjedhje. Nuk duhet të ikë askush nga zgjedhjet. Zgjedhjet janë akti më demokratik, dhe për këtë edhe njëherë apelojmë deri tek këta nga VLEN dhe VMRO-DPMNE që t’i bashkëngjiten idesë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe qytetarët do ta kenë fjalën”, theksoi Bexheti./tv21.tv

Related posts

Hasani demanton Ganiun, thotë se nuk e ka kërcënuar

admin

SHËNIMI I ALI AHMETIT NË REPORTING HOUSE NË PRISHTINË

Gjyla Halili

Parashikimi i motit

Gjyla Halili