AKTUALE

REISUL ULEMA MERR PJESË NË MBLEDHJEN E RREGULLT TË KËSHILLIT EDUKATIVO-ARSIMOR NË MEDRESENË “ISA BEU”

Sot, më 23 qershor 2025 (e hënë), Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, mori pjesë në mbledhjen e rregullt të Këshillit Edukativo-Arsimor në Medresenë “Isa Beu” në Shkup.

Reisul Ulema ishte i shoqëruar nga drejtori i sektorit për informim në BFI, Fidush ef. Ibraimi, ndërsa u mirëprit nga drejtori i Medresesë, Dr. Islam Islami, së bashku me stafin drejtues dhe pedagogjik të institucionit.

Në fjalën e tij, Reisul Ulema shprehu përkrahjen e pakushtëzuar të institucionit që ai drejton për këtë vatër të dijes islame, duke theksuar rëndësinë që Medreseja “Isa Beu” ka në formimin dhe edukimin e brezave të rinj me dije, vlera fetare, kulturore dhe kombëtare.

Ai vlerësoi lartë punën e palodhshme të stafit arsimor dhe udhëheqës të Medresesë, dhe theksoi domosdoshmërinë që kjo traditë e shkëlqyer të ruhet dhe të përparojë, në përputhje me nevojat e kohës dhe sfidat e shoqërisë bashkëkohore.

Mbledhja u zhvillua në një atmosferë konstruktive, me diskutime të dobishme dhe sugjerime konkrete për përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë arsimore dhe edukative në këtë institucion të respektuar.

Related posts

Përderisa të gjithë flasin për zgjedhje shporta sindikale ka arritur 1.000 euro për një familje!

Gjyla Halili

Votimi për president në burgun e Idrizovës po zhvillohet pa probleme

Gjyla Halili

Lideri Ahmeti sonte takim me popullin në Kumanovë

Gjyla Halili