AKTUALE

REISUL ULEMA PRITI GRUPIN E PARË TË HAXHINJVE TË BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV

MIRË SE NA ERDHËT, HAXHINJ TË NDERUAR!

Më 22 qershor 2025, Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti me përzemërsi grupin e parë të haxhinjve të BFI-së që u kthyen në vendlindje pas përmbushjes së obligimit të shenjtë të Haxhit.

Me fjalë të përzgjedhura mirëseardhjeje, Reisul Ulema u uroi haxhinjve kthim të mbarë dhe u dëshiroi që Haxhi i tyre të jetë i pranuar te Allahu i Madhërishëm, duke i falënderuar për sjelljen shembullore dhe përfaqësimin dinjitoz të vendit dhe të BFI-së në tokat e shenjta.

Gjithashtu, Reisul Ulema shprehu falënderim dhe mirënjohje të veçantë për stafin e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, për pritjen e ngrohtë dhe bashkëpunimin profesional, që mundësoi një pritje të organizuar dhe një kalim të shpejtë e të lehtësuar të haxhinjve përmes procedurave kufitare.

Vlerësim i posaçëm iu dedikua Kryeshefit të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare – Veri, z. Dugagjin Kashtanjella, si dhe Zv. Komandantit të Policisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, për angazhimin e tyre efikas dhe përkushtimin ndaj haxhinjve tanë.

Zoti i bekoftë të gjithë haxhinjtë tanë dhe të shpërblejë të gjithë ata që kontribuuan në mbarëvajtjen e këtij udhëtimi të shenjtë.

Related posts

EDHE NJË HAFIZ NGA MEKTEBI I XHAMISË SË PASHËS

Gjyla Halili

Përfundoi sondazhi në Top24, kryeson Lëvizja Demokratike me 27%

admin

BDI akuzon institucionet për fshehjen e të vërtetës! “Qeveria po mbështet fajtorët dhe po fajëson padrejtësisht ish-zyrtarët”

Gjyla Halili