AKTUALE

Punësimet në TEC Osllome/ Bdi dega Kërçovë porosi Svlen-it: Turp të keni vazal të VMRO-së

BOLL MANIPULUAT!!!

Punësimi nëpërmjet agjensionit, NUK ËSHTË punësim në TEC Osllome por është punësim në agjensionin PRIVAT, i cili përkohësisht (në kohë të caktuar) ata punëtorë ja jep në përdorim termocentralit.

Kur t’i bëni punësimet drejtpërdrejtë në TEC Osllome me vendim me kohë të pacaktuar na tregoni, deri atëherë heshtni dhe mos i manipuloni njerëzit.

Punësimet e fundit në Termocentralin e Osllomesë me kohë të pacaktuar (me vendim) janë bërë në fund të vitit 2023, dhe atë në raport 3 me 1; 73 shqiptarë dhe 24 të tjerë (maqedon, turq, rom).

E keni obligim ndaj banorëve të ish Komunës së Osllomesë të cilët disa herë kanë dalur në protesta që të paktën ta ruani këtë raport të përqindjes së punësimeve. Çdo raport i punësimeve 50-50 në TEC Osllome me VMRO në një vendbanim me 99% shqiptarë, nuk paraqet gjë tjetër veqse trafikim tinëzar i punësimeve që shqiptarët e anës së Osllomesë i kanë fituar me protesta.

Rrah’gjoksja me punët e bëra kur keni qenë nën ombrellën e Ali Ahmetit nuk është meritë e juaja është thjeshtë tentim për transplant patriotik i një kaste vazale që mundohet të klloqisi vezët e huaja.

Turp të keni o vazal të VMRO DPMNE-së, për mënyrën e kumtimit të vendeve të punës ndaj simpatizantëve tuaj (bashkëvendasve tanë shqiptar) duke i trajtuar ato sikur janë objekt i një ankandi publik. E drejta për punësim është kategori kushtetuese, e ajo që bëni ju nëpër kafene është jashtë çdo norme ligjore dhe etike.
TURP!!!

Related posts

Konjufca i pari uron Gashin: Mezi pres t’ia nisim punës për të çuar përpara interesat tona të përbashkëta

Gjyla Halili

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, zonja Rina Ajdari po qëndron për vizitë zyrtare në Parlamentin Europian në Bruksel.

Gjyla Halili

Osmani takohet me përfaqësues të Diasporës në Nju Jork dhe Nju Xhersi

admin