AKTUALE

Jeton Shaqiri: Shqipja nuk është më opsion – është standard!

Banner

Gjuha shqipe nuk është dekor – është identitet dhe detyrim kushtetues!

Me keqardhje dëgjoj disa zëra që përpiqen të zvogëlojnë një nga arritjet më të rëndësishme institucionale për shqiptarët: avancimin e gjuhës shqipe në administratë dhe në sistemin arsimor.

Si udhëheqës i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, me përkushtim dhe vizion, kemi ndërmarrë hapa konkretë që përdorimi i shqipes të mos jetë më vetëm në letër, por të bëhet realitet i përditshëm – në shkolla, në dokumente, në çdo komunikim institucional. Për herë të parë, shqipja u bë detyrim ligjor, jo më alternativë vullnetare.

Po nënçmoni punonjësit, ekspertët dhe zyrtarët shqiptarë që punuan me përkushtim për këtë qëllim. Shikoni si ishte zbatimi i shqipes dhe si është sot.

E dhimbshme është që edhe ata shqiptarë që u avancuan dhe kontribuan për këtë transformim, sot nuk respektohen mjaftueshëm. Madje disa u larguan nga institucionet – sepse për disa, ende u dhemb barazia.

Përfaqësimi i shqiptarëve në sektorët kyç të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nuk ishte dhuratë – ishte punë, përpjekje dhe qëndrueshmëri. Dhe sot, ai përfaqësim ka zë dhe ka vendimmarrje.

Të mbrosh gjuhën shqipe nuk është privilegj politik – është përgjegjësi historike. Dhe sa herë flasim për këtë temë, le ta bëjmë me dinjitet, jo me harresë selektive.

#GjuhaShqipe #BaraziGjuhe #Dinjitet #Shqiptarët #Administrata #EArdhmjaNëGjuhënTonë

Banner

Related posts

Kryetari i Kuventit me 1% rejting, dorëheqja akt i pashmangshëm

Gjyla Halili

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me ambasadoren e Republikës së Greqisë

Gjyla Halili

Mexhiti: Si me Albin Kurtin dhe VV-në, diaspora do ta vulos fitoren edhe në Vrapçisht

Gjyla Halili