SPORT

Dani Alves përballet me problemin e radhës

Të qenit futbollisti me më shumë tituj të fituar (44) në historinë e futbollit i dha Dani Alves sponsorë të shumtë gjatë gjithë karrierës së tij. Por që kur ai u burgos në Barcelonë me akuzën e sulmit seksual, po i largohen.

Dani Alves humbi katër sponsorë dhe kështu mbeti pa burimet kryesore të të ardhurave.

Kompania “Puma” i ndërpreu kontratën menjëherë pasi u zbulua arrestimi i tij.

“1xPartners” një kompani bastesh sportive për të cilën Alves kishte qenë ambasador i markës që nga nëntori, ra dakord të pezullonte kontratën në pritje të gjyqit.

Sidoqoftë, tani për tani, Dani Alves vazhdon në burgun e Brians 2 , i vendosur në Sant Esteve Sesrovires.

Banner

Related posts

Lakers fiton ndaj kampionit – SHQIP.com

admin

Delegacioni arab zbarkon në Francë, synon te kthehet bashkë me Mbappe

admin

Klopp flet me superlativa për sulmuesin portugez

admin

Leave a Comment