AKTUALE

Zejdi: Fronti Europian do të rritet në zgjedhje lokale

Banner

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi Zejd, pjesë e Frontit Europian, në një dalje për media në Kuvend, theksoi se Fronti Europian do të rritet në zgjedhjet lokale

Mes tjerash, Zejdi theksoi se partia që ai drejton Lëvizja Populli në Studeniçan do të jetë ndër faktorët kryesorë. Tutje, Zejdi bëri të ditur se në kuadër të Frontit Europian janë zhvilluar bisedimet për kryetar komunash, dhe se së shpejti do të ketë një zgjidhje.

“Në kaudër të Frontit janë zhvilluar bisedimet për kandidatët për kryetar komunash, së shpejti do të ketë një zgjidhje. Fronti Europian do të vazhdojë të rritet për faktin se realiteti politik i marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoninë e Veriut po groposet në dëm të shqiptarëve. Andaj, shpresojmë që fuqizimi i Frontit Europian do të jetë rezultat i këtyre dëmeve që janë në vijën ndëretnike në nivel shtetëror”, deklaroi deputeti Skender Rexhepi – Fronti Europian.

Banner

Related posts

Kryeministri i Maqedonisë së Veriu, Talat Xhaferi mbërrin në Samitin Ballkani Perëndimor-BE

Gjyla Halili

LSDM: Rënie e prodhimit industrial prej 7,9 për qind, politikat ekonomike të Mickoskit kanë dështuar

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj vlerëson lartë figurën e profesorit Gjergj Hasanaj, falenderon gjith ata që kontribuan në jetësimin e historisë së tij

Gjyla Halili