AKTUALE

Stoillkoviq në ambasadën ruse, reagon Ademi: Avokati i Moskës brenda qeverisë!

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Ivan Stoillkoviq, ka marrë pjesë para dy ditësh në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Ruse me rastin e Ditës së Rusisë. Në këtë ngjarje, ambasadori rus Sergej Bazdnikin deklaroi se “operacioni ushtarak në Ukrainë do të vazhdojë”, duke përsëritur qëndrimin zyrtar të Kremlinit për luftën.

Pjesëmarrja e Stoillkoviq në këtë ngjarje ka shkaktuar reagime në skenën politike vendase. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, reagoi përmes një postimi, duke e cilësuar Stoillkoviqin si “avokatin personal të interesave të Moskës” brenda qeverisë së re.

“Rrini rehat, shqiptarë! Ka kush ju mbron, Stoillkoviqi në pushtet! Për Rusinë, kjo qeveri e re ka avokat personal: një mik të vjetër të Kremlinit, tani i ulur në institucionet tona,” shkroi Ademi.

Ademi e akuzoi qeverinë për heshtje ndaj këtij zhvillimi, duke shtuar se “shqiptarëve u tregohen përralla, ndërsa ndikimi rus shtrihet qetë-qetë me bekimin e pushtetit”.

Related posts

Kovaçevski: SHBA-të janë partenri ynë strategjik, kanë dhënë kontribut të madh në reformat e vendit

admin

Kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)

Gjyla Halili

Myftiu i Tetovës Dr.Selver Xhemaili mori pjesë në iftarin e shtruar nga kryeparlamentari Jovan Mitreski

Gjyla Halili