AKTUALE

Haxhilerët nga Tetova kryejnë vizita në Mekkë dhe rrethinën e saj.

Sot, më 15.06.2025 Haxhilerët nga Tetova, të cilët këtë vit kryejnë kushtin e pestë të Islamit — Haxhin — kanë shfrytëzuar qëndrimin e tyre në vendet e shenjta për të vizituar edhe disa nga pikat më të rëndësishme që lidhen me historinë dhe qytetrimin Islam. Në mëngjes, të organizuar në grupe në krye me udhëheqësit e tyre i filluan vizitat në Mekke dhe rrethinën e saj.

Një ndër vendet që vizituan ishte Arafati, vendi ku besimtarët qëndrojnë në lutje dhe pendesë në ditën e Arafatit — kulmin e Haxhit. Aty qëndruan mu pranë “Kodrës së Mëshirës”.

Gjatë kësaj marshute ata vizituan edhe shpellën Thaur (Theur), vendin ku Muhamed (a.s) qëndroi i fshehur me shokun e tij, Ebu Bekrin, ndërsa që përndiqej nga kureishët. Kjo shpellë qëndron si dëshmi e besimit, qëndrueshmërisë dhe ndihmës hyjnore.

Një tjetër vend që tërhoqi vëmendjen e haxhilerëve tanë ishte shpella Hira, në malin Nur, ku Muhamedit a.s iu shpallën ajetet para të Kuranit. Kjo shpellë përfaqëson fillimin e mesazhit islam, që qëndron si udhërrëfyes për mbarë njerëzimin.

Haxhilerët nga Tetova, të mbushur me emocione, përjetime shpirtërore dhe respekt për vendet e shenjta, dalëngadalë përgatiten që të udhëtojnë për në Medinen e Ndritur.

Banner

Related posts

Bekim Neziri lirohet nga arresti shtëpiak

Gjyla Halili

Vedat Rexhepin emërohet shef i shtabit politik për Dizhon 1A, dhe Sedat Ibrahimin për Dizhon 1B.

Gjyla Halili

Osmani: VLEN po bën punë anti-shqiptare, u vendosën në shërbim të realizimit të programit të VMRO-DPMNE-së

Gjyla Halili