AKTUALE

Merko nuk është më pronar i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës

Genc Merko, djali i madh i kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, nuk është më pronar i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, i cili ofron diploma të arsimit të lartë në disa fakultete.
Që nga muaji i kaluar, djali i Merkos ia ka lënë komplet “Euro College 2007” partnerit të tij Armen Kadriut, po ashtu biznesmen nga Struga, raportoi Faktor.

Sipas tyre, “Euro College 2007” është një kompani me të ardhura minimale, por në të njëjtën kohë edhe pronare e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës.

Genc dhe Ramiz Merko, si dhe anëtarë të tjerë të rritur të familjes, që nga fillimi i verës u gjendën në të ashtuquajturën “lista e zezë” amerikane. Që atëherë, ortaku Kadriu pretendonte se ishte pronar i vetëm i universitetit dhe përmes njoftimeve të marketingut shpalleshin bashkëpronarë të rinj dhe kalimi i aksioneve.

Universiteti Ndërkombëtar i Strugës para verës mori edhe akreditimin për themelimin e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore, gjegjësisht për infermierët, të cilin qeveria e re ia hoqi.

Banner

Related posts

“Pranvera e dinjitetit”: Mesazhe nga Kalaja e Sellcës – Mos e prekni Marrëveshjen e Ohrit dhe Gjuhën Shqipe!

Gjyla Halili

Visar Ganiu e sjell bërllokun nga Çairi para zyrave të Kryetares së Qytetit të Shkupit

Gjyla Halili

Ziadin Sela më shumë se një kandidat, një zë kombëtar që i duhet Kuvendit

Gjyla Halili