AKTUALE

Bexheti: “Kartoni i verdhë” për zyrtarët e VRED-it

Kur nuk ke legjitimitet nga populli, ta ndalojnë edhe gjuhën e nënës! Tani u bë e qartë pse liderët e VREDI-t thoshin: “Gjuha shqipe nuk është zyrtare në RMV”. Kështu e ka ironizuar me “porosinë” e kryeministrit Muckoski drejtuar zyrtarlve të VLEN-it, konkretisht drejtorit të Inspektoratit për zbatimin e gjuhëve, Arsim Idrizi se, nëse edhe njëherë nuk flet maqedonisht para mediave, do ta shkarkojë.

Postimi i plotë i Blerim Bexhetit:

Kur nuk ke legjitimitet nga populli, ta ndalojnë edhe gjuhën e nënës! Tani u bë e qartë pse liderët e VREDI-t thoshin: “Gjuha shqipe nuk është zyrtare në RMV.”

Ata nuk e kishin “gabim” thjesht e dinin që Mickoski do t’ju japë “kartonin e verdhë” nëse flisnin shqip. Kjo ndodh kur përfaqësimi yt varet nga vullneti i dikujt tjetër, jo nga vota e shqiptarëve. Kjo ndodh kur je shërbim i përulur, jo zë i barabartë.

Sa për “përfaqësimin e drejtë”? E kuptuam nuk ndodh “as këtë të enjte”! VLEN qenka gati të presë edhe një vit për Komisionin e Venecias…

Por populli nuk pret, populli e ka fjalën në kutinë e votimit.

Banner

Related posts

Mickoski: Nuk do të ketë ndryshime në statutin e partisë – mandati i ardhshëm do të jetë i fundit për mua

Gjyla Halili

Misajlovski: Kushti prej dy për qind nga Buxheti për mbrojtje është plotësuar, 32 për qind shkon për modernizim

Gjyla Halili

Konjufca i pari uron Gashin: Mezi pres t’ia nisim punës për të çuar përpara interesat tona të përbashkëta

Gjyla Halili