AKTUALE

KRYETARI I BFI-SË MORI PJESË NË SHËNIMIN E 80-VJETORIT TË DITËS NACIONALE TË REPUBLIKËS SË ITALISË

Shkup, 4 qershor 2026 – Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, mori pjesë në ceremoninë solemne të organizuar me rastin e 80-vjetorit të Ditës Nacionale të Republikës së Italisë.
Manifestimi u mbajt në Shkup, nën organizimin e Ambasadës së Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, të bashkësive fetare, të trupit diplomatik, si dhe personalitete të jetës publike, kulturore dhe akademike.
Pjesëmarrja e Kryetarit të BFI-së në këtë ngjarje të rëndësishme dëshmon përkushtimin e Bashkësisë Fetare Islame për kultivimin e marrëdhënieve të mira ndërinstitucionale dhe ndërkombëtare, si dhe respektin ndaj vendeve mike që kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit, dialogut dhe mirëkuptimit ndërmjet popujve.
Me këtë rast, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Ambasadorit të Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Paolo Palminteri, i përcolli urimet e tij më të sinqerta për popullin dhe shtetin italian, duke shprehur vlerësimin për marrëdhëniet miqësore ndërmjet Republikës së Italisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për rolin e Italisë në promovimin e vlerave të demokracisë, paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Bashkësia Fetare Islame e RMV-së mbetet e përkushtuar në avancimin e dialogut, respektit të ndërsjellë dhe ndërtimit të urave të bashkëpunimit me të gjitha institucionet dhe komunitetet, në shërbim të paqes dhe mirëqenies së përbashkët.

Banner

Related posts

30 shtatori, afati i fundit për t’u bërë pjesë e Forumit të Diasporës në Harvard

Gjyla Halili

Vjosa Osmani uron Talat Xhaferin: Sot shënohet një moment historik për shqiptarët

Gjyla Halili

Ironia/ Suella Braverman fton shqiptarët për çaj mali, shkrimtarja Ypi: Do kërkojë ndjesë për fyerjet që ka bërë

admin