AKTUALE

Ali Ahmeti: Lidhja e Prizrenit, themeli i vetëdijes sonë kombëtare

10 Qershori nuk është thjesht një datë në kalendar. Është kujtesë e gjallë e një ngjarjeje që vulosi fatin e çështjes sonë kombëtare në të gjitha trojet shqiptare. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e thirrur më 1878, nuk ishte vetëm një reagim ndaj rrezikut, ishte lindja e një epoke të re për shqiptarët.

Ajo frymë bashkimi, vetëdijeje dhe vendosmërie që mbolli Lidhja, vazhdoi të rritet në breza të tërë dhe u kthye në themel të lëvizjeve tona moderne: të Lëvizjes Popullore të Kosovës, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Vendimet e Kuvendit të Prizrenit nuk janë thjesht pjesë e historisë, ato janë udhërrëfyes për të tashmen dhe të ardhmen tonë. Sot, në një kohë kur shumë të arritura po sfidohen, na duhet më shumë se kurrë bashkimi rreth qëllimeve kombëtare, rreth kauzës sonë të përbashkët për dinjitet, barazi dhe përfaqësim të drejtë.

E ardhmja ndërtohet mbi mësimet e historisë dhe mbi unitetin tonë.

Bashkë për kombin, bashkë për të ardhmen!

Banner

Related posts

Krerët e SPB Tetovë Dalipi dhe Abazi pritën sot Ministrin dhe Zv.Ministrin e punëve të mbrendshme, Abazi: Me përgjegjësi ndaj qytetarëve

admin

BDI avanson strategjinë e reformës me lidership të ri në degën e Strugës

Gjyla Halili

Përmes TAV janë realizuar 70 projekte

Gjyla Halili