AKTUALE

Bdi: Qeveria po vazhdon me largimin e organizuar dhe sistematik të gjuhës shqipe nga sistemi shtetëror 

Shprehim shqetësim të thellë ndaj zhvillimeve të fundit, me të cilat Qeveria, përmes një sërë hapash institucionalë, po e largon në mënyrë sistematike gjuhën shqipe nga sfera publike.

Gjykata Kushtetuese është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Paralelisht, Inspektorati për zbatimin e ligjit është faktikisht i bllokuar, i është marrë autonomia, inspektorët nuk marrin pagë tash e gjashtë muaj dhe nuk kanë kushte bazë për punë, përfshirë edhe qasjen në automjetet zyrtare.

Vetë drejtori, i emëruar nga Qeveria, publikisht pranoi se automjetet përdoren për nevojat e tij personale, ndërsa institucioni nuk funksionon.

Skandali u thellua nga vetë Ministri për marrëdhënie mes etnive, Stoilkovic, i cili dje deklaroi se do ta shkarkojë drejtorin e Inspektoratit, jo për mosfunksionim, por për t’ia treguar vendin inspektoratit.

Kjo deklaratë është shfaqje e drejtpërdrejtë e presionit institucional dhe e poshtërimit ndaj përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.

U bëjmë thirrje të gjithë faktorëve shoqërorë shqiptarë, përfshirë edhe mbetjet e VLEN-it që kanë mbetur pjesë e Qeverisë, të marrin përgjegjësi ndaj votuesve shqiptarë dhe të kundërshtojnë qartë këto kërcënime sistematike ndaj gjuhës shqipe.

Gjuha shqipe nuk është privilegj politik, ajo është kategori kushtetuese dhe pjesë e themeleve të Marrëveshjes së Ohrit.

Banner

Related posts

Nxënësit e ShMQSh “Saraj”-Shkup, morrën pjesë në tregun human të organizuar nga Qyteti i Shkupit nën moton ” Me zemër për Leonid Indov”.

Gjyla Halili

Fronti Europian në Zhelinë/ Sulejmani: Do të jemi fitues absolut, në vazhdimësi bisedojmë se cila do të jetë diferenca, e jo fitorja, sepse fitorja është e padiskutueshme

Gjyla Halili

Presidentja Siljanovska-Davkova nënshkroi dekrete për tërheqjen e nëntë ambasadorëve nga detyra

Gjyla Halili