AKTUALE

REALIZOHET ME SUKSES THERJA DHE SHPËRNDARJA E KURBANËVE NË MYFTININË E BFI TETOVË

Banner

Sot 08.06.2025, në ditën e tretë të Kurban Bajramit, u kompletua me sukses therja e të gjithë Kurbanëve (563 Kurbane) të siguruar nga Myftinia e Tetovës, si dhe vazhdoi shpërndarja e mbi 700 pakove mish për nevojtarët në territorin e Myftinisë së Tetovës, duke e çuar numrin total të pakove të shpërndara në 1200, me peshë nga 5 deri në 8 kg secila.

Jemi thellësisht mirënjohës ndaj të gjithë besimtarëve që vendosët që Kurbanët tuaj t’ja besoni institucionit tonë. Falënderojmë veçanërisht secilin besimtar që zgjodhi që Kurbani i tij ti dedikohet nxënësve të Medresesë Isa Beu. Lusim Zotin e Madhërishëm që t’i pranojë kurbanët dhe sakrificën tuaj.

Një falënderim i veçantë shkon për Komisionin e Rijasetit dhe, në veçanti, për Komisionin e Myftinisë së Tetovës, të cilët u përkujdesën me përpikëri për këtë amanet të shenjtë, duke respektuar në çdo hap rregullat islame.

Komisioni përbëhet nga këta anëtarë:

Muhamed Berzati, kryetar
Jetmir Sulejmani, anëtar
Harbin Idrizi, anëtar
Arsim Iseni, anëtar

Zoti ju shpërbleftë të gjithëve për kontributin dhe besimin tuaj!

Me nder dhe respekt,
Zyra për Informim
Myftinia e BFI Tetovë

Banner

Related posts

15 vjetori i Pavarësisë/ Ahmeti: Dikur ëndërronim Kosovën shtet, tashmë është realitet

admin

Bujar Osmani fitues në komunat Bogovinë dhe Bërvenic, ja rezultatet e para jozyrtare

Gjyla Halili

VMRO: Aparatet për rezonancë magnetike të pashfrytëzuar – pësojnë qytetarët

Gjyla Halili