AKTUALE

Garip Kaba: Çdo pushtet është i përkohshëm, por turpi i padrejtësisë është i përjetshëm

Drejtësia mund të vonojë, por kurrë nuk mungon.Për çdo padrejtësi ,qofshin ato të qëllimshme apo të paqëllimshme,që u shkaktoni qytetarëve tuaj, veçanërisht shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të mbani përgjegjësi.

Ju mund të fshiheni pas funksioneve shtetërore, mund të heshtni zërin e pakënaqësisë përmes mekanizmave institucionalë, por nuk do të mund t’i shpëtoni gjykimit të popullit.
Çdo përjashtim nga përfaqësimi i barabartë, çdo pengesë në arsim, punësim, apo përdorimin e gjuhës shqipe, çdo shkelje e dinjitetit njerëzor është një borxh që historia do jua kërkojë me kosto shumë të madhe.

Dhe historia është gjykatësi më i pamëshirshëm,ajo nuk harron.
Brezi i ri po rritet me vetëdije më të madhe, me më shumë guxim dhe me kërkesë të palëkundur për barazi dhe drejtësi. Kjo kohë e padrejtësive do të mbetet si një faqe e errët në historinë e vendit dhe ju që jeni sot në pushtet, do të mbani përgjegjësinë e asaj faqeje.

Mos e nënvlerësoni fuqinë e popullit kur ai zgjohet.
Dhe mos harroni:
Çdo pushtet është i përkohshëm, por turpi i padrejtësisë është i përjetshëm!

Garip Kaba-ASH

Banner

Related posts

Izet Mexhiti prezanton pjesë nga programi ekonomik: Secilit qytetar nga 10 mijë euro aksione në ndërmarrjet publike

Gjyla Halili

Zgjërohet “Fronti Europian”, Ahmeti nënshkruan marrëveshje me Kollashinac sot në Çair

Gjyla Halili

“Shtëpia ime dhe redaksia” mbrëmë ishin në shënjestër të sulmit, thotë Aleksandar Mitovski

Gjyla Halili