AKTUALE

Takim me udhëheqësit e haxhilerëve nga Tetova

Nën udhëheqjen e Myftiut të Tetovës, Dr. Hfz. Selver Xhemaili, u mbajt një mbledhje e veçantë me udhëheqësit dhe koordinatorin e haxhit të Myftinisë së Tetovës Nuhi ef Ganija në sallën e mbledhjeve të hotelit ku janë akomoduar haxhilerët e BFI-së në Mekke.

Kjo mbledhje kishte për qëllim koordinimin dhe përgatitjen para nisjes së realizimit të kushteve të Haxhit për vitin 2025.

Myftiu Dr. Selver Xhemaili, në fjalën e tij hyrëse, falënderoi të gjithë të udhëheqësit dhe koordinatorin për angazhimin e tyre të vazhdueshëm gjatë kryerjes së Umres dhe theksoi rëndësinë e parapërgatitjes për kryerjen e haxhit.

Udhëheqësit e haxhit ndanë përvojat e viteve të kaluara dhe paraqitën propozime konkrete për përmirësimin e shërbimeve ndaj haxhilerëve.

Në përfundim të mbledhjes, u riafirmua përkushtimi për të ofruar një organizim sa më profesional dhe dinjitoz të Haxhit 2025, duke pasur gjithmonë në qendër të vëmendjes haxhiun dhe përvojën e tij shpirtërore.

Banner

Related posts

Kallëzim penal kundër një 31-vjeçari në Tetovë, ka sulmuar policinë

admin

NICOLAAS BIEGMAN AMBADADORI I NATO-S NË MAQEDONI TË VERIUT, PËRKRAHËSI I PARË I ALI AHMETIT PËR THEMELIMIN E PARTISË, BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM-BDI

Gjyla Halili

Ermal Peçi: Hagës i dridhet dora për krimet serbe, por i lëshohet për UÇK!

Gjyla Halili