AKTUALE

Bdi dega Tetovë: Skandal finansiar në NPK Tetova- 550.000 € humbje për 15 muaj

Banner

SKANDAL FINANCIAR NË NPK TETOVA – 550.000 € HUMBJE NË 15 MUAJ❗️

Pas mbledhjes së sotme të Këshillit Komunal të Tetovës, u bë e qartë ajo që prej kohësh e kemi paralajmëruar: keqpërdorim sistematik i mjeteve publike dhe mungesë totale e llogaridhënies nga kryetari i Komunës, Bilall Kasami.

Vetëm në vitin 2024 dhe tremujorin e parë të 2025, NPK Tetova ka raportuar humbje prej 550.000 euro, edhe pse ka marrë mbështetje financiare në vlerë prej 1.4 milionë euro nga Komuna e Tetovës dhe ndërmarrjet Saubermacher dhe NPK „Sharri”-Tetovë.

❗️Punëtorët janë 3 muaj pa rroga dhe pa sigurim shëndetësor.
❗️Borxhet shtohen çdo ditë, menaxhmenti hesht.
❗️Kërkohet sërish që humbjet t’i mbulojë Komuna, me paratë e qytetarëve!

BDI – Dega Tetovë, pyet publikisht Bilall Kasamin:

📌 Kush po abuzon me mjetet publike të NPK-së?
📌 Kush mban përgjegjësi për këtë katastrofë financiare?
📌 A po përdoret NPK si mjet për të paguar militantë partiakë?
📌 Pse janë harxhuar 700.000 euro për kontrata në vepër në 15 muaj?
📌 Si është e mundur që 10.000 euro të shpenzohen për reprezentacion dhe luks, ndërsa punëtorët nuk marrin rroga?

Qytetarët e Tetovës meritojnë transparencë, jo mashtrime.
Buxheti i Komunës nuk është bankë partiake!

#Llogaridhënie
#eVërtetaPërTetovën

Banner

Related posts

Kasami pritet ta dorëzojë mandatin e deputetit / Bashkë me Taravarin do të vazhdojnë të drejtojnë Tetovën dhe Gostivarin

Gjyla Halili

Përfaqësuesit e Sindikatave të shëndetësisë në takim me ministrin Mexhiti

admin

Kovaçevski: “Balancuesi” po keqpërdoret, duhet të gjejmë zgjidhje së bashku

Gjyla Halili