AKTUALE

Ademi: Disa opinionistë maqedonas të mërzitur se po shpartallohet grupimi artificial VLEN

Nënkryetari i BDI-së Arber Ademi e ka quajtur koalicionin VLEN grupim artificial politik.

Në statusin e tij, Ademi shkruan se opinionistët maqedonas janë më të shqetesuar për shpartallimin e VLEN-it.

“A po i shihni disa prej opinionistëve maqedonas, më të mërziturit se po shpartallohet grupimi artificial politik i quajtur VLEN! Edhe VMRO s’u përmbajt… E paskan marrë shumë afër zemrës!

Çudi e madhe: një shqetësim i gjerë në qarqe politike dhe mediatike maqedonase për fatin e një “koalicioni shqiptar”.
A s’duhej të ishin vetë shqiptarët ata që shqetësohen më së shumti?

Apo thjesht po u prishet plani?

Kur skenari fillon të ngecë, fillojnë emocionet…”, ka shkruar Ademi.

Banner

Related posts

Vazhdon sot gjykimi për rastin “Pulse” në Koçan, dëshmon pronari i një kompanie

Gjyla Halili

“Rrezik tensionesh etnike”, BE kritikon aksionet në veri

Gjyla Halili

Artan Grubi tërhiqet nga politika: Kam vendosur që të tërhiqem nga jeta publike dhe për këtë e kam njoftuar kryetarin Ahmeti qysh ditën e parë

Gjyla Halili