AKTUALE

Blerim Bexheti në Çair: Shumë mbështetës nga Vlen të zhgënjyer po kthehen në Bdi, qytetarët kërkojnë unitet

Deputeti i zonës nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti sonte është mirëpritur në familjen e Shukri Mustafa në lagjen Gazibabë në Komunën e Çairit.

Në këtë takim me shum miq dhe të afërm është biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, ku deputeti Bexheti ka ndëgjuar nga afër shqetësimet dhe zhgënjimet e bashkëqytetarëve ndaj politikave degraduese dhe antishqiptare të qeverisë pa legjitimitet etnik.

“Edhe pse në zgjedhjet e fundit më shumë se gjysa prej tyre ishin mbështetës të VLEN, sonte shprehën hapur zhgënjimin e tyre ndaj politikave degraduese dhe qëndrimeve anti-shqiptare që po vërehen”- ka theksuar Bexheti.
Ja postimi i plotë:

Vizitë te kryefamiljari Shukri Mustafa në lagjen Gazibabë të komunës së Çairit.

Gjatë një vizite të ngrohtë te z. Shukri Mustafa, unë si deputet zone dhe së bashku me disa miq dhe të afërm, biseduam për zhvillimet e fundit politike dhe shqetësimet që prekin drejtpërdrejt shqiptarët.

Edhe pse në zgjedhjet e fundit më shumë se gjysa prej tyre ishin mbështetës të VLEN, sonte shprehën hapur zhgënjimin e tyre ndaj politikave degraduese dhe qëndrimeve anti-shqiptare që po vërehen. Në këtë klimë pasigurie dhe zhgënjimi, shumë prej tyre po rikthehen në përkrahje të BDI-së, si një alternativë e qëndrueshme për të mbrojtur interesin kombëtar dhe dinjitetin shqiptar.

Zëri i qytetarëve duhet dëgjuar me vëmendje ata kërkojnë unitet, zhvillim dhe përfaqësim dinjitoz.

Banner

Related posts

Presidentja Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruara daneze, Parnile Deiler Kardel

Gjyla Halili

Murtezani: Sistemin e drejtësisë që ndërtoi BDI-ja i dogji të gjallë qytetarët dhe mbuloi korrupsionin

Gjyla Halili

Xhaferi: Numri i rritur i studentëve flet për kushtet cilësore dhe mësimin!

Gjyla Halili