AKTUALE

Ali Ahmeti: Jabllanica, dëshmi e gjallë e lavdisë dhe qëndresës shqiptare!

Banner

Sot pata nderin të jem në fshatin heroik Shqiponjë (ish-Jabllanicë), për të shënuar 26-vjetorin e çlirimit të tij dhe për tu përkulur me respekt e mirënjohje të përjetshme për 43 dëshmorët që ranë për liri në këtë vatër të rezistencës.

Jabllanica, Gllogjani dhe Prekazi nuk ishin thjesht fshatra- ishin fortesa të lirisë, shtylla kurrizore e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që i tregoi botës se populli shqiptar nuk përkulet para padrejtësisë dhe pushtimit.

Në këtë vend ku djemtë dhe vajzat e kombit u flijuan për të drejtën, për flamurin, për identitetin dhe për të ardhmen tonë europiane, kujtimi për ta nuk është vetëm ceremoni- është obligim kombëtar dhe politik.

Ne nuk do ta lejojmë kurrë që sakrifica e tyre të zbehet nga harresa apo të relativizohet nga ata që sot përpiqen ta rishkruajnë historinë sipas interesave të ditës.

Kjo tokë u çlirua me gjakun e më të mirëve tanë. Dhe përgjegjësia jonë politike është ta mbrojmë atë gjak me dinjitet, me guxim dhe me vendosmëri – në Prishtinë, në Shkup, në Tiranë e në çdo tryezë ndërkombëtare ku flitet për të ardhmen tonë.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Jabllanicës!
Lavdi UÇK-së!
Lavdi kombit shqiptar!

Related posts

VLEN: Proamerikaznimi i rremë i BDI-së e ka emrin “Sergej Llavrov mysafir i Bujar Osmanit”

Gjyla Halili

VMRO: LSDM po qëndron para derës në Reçicë për të kërkuar vota

Gjyla Halili

ASH: Ranë maskat, Mickoski shpalosi bashkëpunimin që ka me opozitën shqiptare

Gjyla Halili