AKTUALE

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

Ambasadorin britanik Matthew Lawson në konferencën e përbashkët me kryeministrin Hristijan Mickoski u pyet nëse partneriteti strategjik mes dy vendeve do të përfshijë edhe heqjen e vizave për Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Lawson tha se do të dëshironte që kjo çështje të përfshihej në bisedime, por që është e vështirë për shkak të problemeve që ka Britania me emigrantët. Ai tha se duhet të jemi optimistë për këtë çështje.
Vizat, kemi marrëdhënie të shkëlqyer me këtë shtet. Vizat janë kokëdhimbje për biznesmenët britanike, janë kokëdhimbje për njerëzit e këtij vendi. Si ambasador i Britanisë, do të dëshiroja të shoh regjimin e vizave si pjesë e këtyre bisedimeve . Do të jem i hapur dhe i sinqertë me ju se presioni i emigrantëve te Mbretëria e Bashkuar është real dhe është problem politik për qeverinë tonë por është diçka për të cilën do të ishim të lumtur të bisedojmë në suaza të kësaj kornize të këtij partneriteti. Duhet të jeni optimist dhe do të vazhdojmë të flasim për të gjithë këto çështje, por politikisht është vërtet e rëndë për ne sa i përket emigrimit dhe kjo reflekton në natyrën e regjimit tonë të vizave, edhe me partnerë të afërt si Maqedonia e Veriut”, tha Lawson/tv21.tv

Related posts

BDI dënon ashpër kapjen sistematike të institucioneve të drejtësisë nga kjo qeveri

Gjyla Halili

STUDENTËT E UNT, DIEDON RAMADANI DHE XHIHAD SHABANI DY FITUESIT PËR PUNIMIN SHKENCOR MË TË MIRË U MIRËPRITËN NGA REKTORI ZEQIRI NË TAKIM PUNE

Gjyla Halili

BDI: Nipi i Zeqirija Ibrahimit, i vetmi shqiptar i pranuar në konkursin skandaloz për Ushtri ku u pranuan gjithsej 74 persona.

Gjyla Halili