AKTUALE

Spitali modular në Tetovë/ Reagon Lejla Kadriu: Spitalin e ka ndërtuar Filipçja dhe Angjushevi me çelsa në dorë

Ish-prokurorja Lejla Kadriu ka komentuar vendimin e Gjykatës së Tetovës lidhur me rastin e zjarrit tragjik në Spitalin Modular, ku ish-drejtorët e Spitalit janë dënuar me nga 1 vit e 6 muaj burg.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kadriu ka shprehur pakënaqësinë e saj me vendimin gjyqësor dhe ka akuzuar për padrejtësi institucionale, duke theksuar se personat e dënuar janë viktima të një sistemi jo të drejtë ligjor.

“Spitalin modular e kanë ndërtuar Filipçja dhe Angjushevi. Çelësat në dorë, të kryme ua kanë dhënë. Këta a dashtë të lirohen. Këta janë viktima të shtetit jo ligjor. TURP,” shkroi Kadriu.

Vendimi ka ngjallur reagime të ndryshme në opinionin publik, me shumë që kërkojnë përgjegjësi më të lartë për tragjedinë që mori dhjetëra jetë njerëzish në shtator të vitit 2021.

Banner

Related posts

Florim Useini: Kur mikpritja shndërrohet në frymëzim – vizitë tek Filantropi Lazim Destani

Gjyla Halili

Mark Gjonaj: Le të krijojmë një mjedis që të rinjtë tanë të lidhen me njëri-tjetrin dhe të krijojnë miqësi të qëndrueshme.

Gjyla Halili

23 vjet nga themelimi i Bashkimit Demokratik për Integrim

Gjyla Halili