AKTUALE

Mbi 15.000 nxënës do të japin provimin e maturës shtetërore, interes më i madh edhe këtë vit për testin e gjuhës angleze

Banner

Për dhënien e dy provimeve eksterne nga matura shtetërore, që do të mbahet më 31 maj dhe 11 qershor, janë paraqitur 15.004 kandidatë. Nga këta, 8816 nxënës janë nga shkollat e mesme profesionale, 5966 nga gjimnazet dhe 222 nga shkollat e arsimit artistik.
Përgatitjet për organizimin e provimit të maturës shtetërore po vijojnë sipas dinamikës së planifikuar. Po bëhen përgatitjet e fundit për realizimijn e provimeve”, deklaroi për MIA-n Daniela Jovçevska-Mihajllovska, drejtoreshë e Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP), dy javë para provimit të parë të jashtëm – gjuhë amtare dhe letërsi, i cili është i detyrueshëm për të gjithë nxënësit.

Sipas të dhënave të QSHP-së, për provimin e gjuhës maqedonase janë regjistruar 9969 nxënës, për gjuhën shqipe 4339, për gjuhën turke 292 dhe për gjuhën serbe 10 nxënës.

Provimi i dytë i ekstern nga matura shtetërore, i cili është zgjedhor për nxënësit, do të zhvillohet më 11 qershor. Ashtu si në vitet e kaluara, edhe në këtë maturë shtetërore numri më i madh i nxënësve zgjodhën të jepnin provimin e gjuhës (13,457).

Për testin e matematikës janë regjistruar 1246 nxënës, 73 do të japin gjuhën gjermane, 24 – gjuhën frënge, 62 – estetikë. Për testin e filozofisë janë shtatë kandidatë, katër për rusishten dhe tre për italishten. Për të mbikëqyrur procesin e provimit, QSHP do të angazhojë rreth 2000 testues.

Maturantët e shkollave të mesme do ta japin provimin e maturës shtetërore në shkollat e tyre nëse i plotësojnë standardet e nevojshme për zhvillimin e provimeve. Për shkollat që nuk kanë mjediset e nevojshme, QSHP do të mundësojë që provimi të zhvillohet në fakultete bazuar në kërkesat e paraqitura nga shkollat e prekura. Së shpejti, QSHP në faqen e saj të internetit do të publikojë orar me vendet, domethënë, nxënësit nga cilat shkolla do ta japin provimin dhe ku.

“Të gjitha shkollat që i plotësojnë kërkesat hapësinore, në përputhje me Rregulloren për organizimin e provimit të maturës shtetërore, që do të thotë një metër e gjysmë distancë përpara dhe pas nxënësit dhe nga anash, kanë mundësinë ta japin provimin në sallat e mëdha që kanë në shkolla, të cilat janë palestrat ose sallat. Për shkollat e mbetura, të cilat nuk kanë mundësi të tilla ose nuk i plotësojnë kërkesat hapësinore, provimi shtetëror i maturës do të organizohet në vende të tjera, më saktësisht në fakultete”, tha Jovçevska-Mihajllovska.
Qendra Shtetërore e Provimeve paradokohe u ka kërkuar drejtorëve, gjegjësisht këshillave shkollorë të maturave, të analizojnë kushtet e hapësirës dhe nëse nuk janë në gjendje të organizojnë provimin në shkollat e tyre sipas Rregullores, të paraqesin një kërkesë për hapësirë alternative.

Drejtoresha e QSHP thotë se ka më shumë shkolla të tilla në vend, por ndryshe nga vitet e kaluara kur, siç tha ajo, ata vetë siguruan dhe transportuan tavolina dhe karrige për provimet e maturës në sallat e sportit të shkollave të tjera, këtë vit fakulteteve do t’u ofrohen kushte ku gjithçka do të jetë e përgatitur për to.

Ideja për instalimin e bllokuesve për telefonat celularë dhe pajisjet e tjera elektronike, të cilat do të parandalonin kopjimin dhe abuzimet e tjera në provime, nuk do të realizohet as këtë vit, por ky opsion, thotë Jovçevska-Mihajllovska, mbetet për të ardhmen.

Në pritje të dhënies së provimeve eksperne dhe si pjesë e përgatitjeve për provimin përfundimtar, QSHP ka publikuar së fundmi testet nga vitet e kaluara së bashku me përgjigjet e sakta, të cilat i ndihmojnë maturantët si material përgatitor. Krahas provimeve eksterne, një pjesë e provimit shtetëror të diplomimit përfshin edhe dy provime të brendshme dhe një detyrë projekti.

Maturantët, të cilët nuk do ta kalojnë provimin e maturës shtetërore në sesionin e provimeve të qershorit ose jo plotësisht, do të mund ta japin atë në sesionin e gushtit – më 12 gusht është provimi në gjuhën amtare (maqedonase, shqipe, turke, serbe) dhe letërsi, ndërsa më 14 gusht është provimi eksternt zgjedhor (matematikë, anglisht, frengjisht, gjermanisht, rusisht, italisht, filozofi, estetikë).

Vitin e kaluar, 2023/2024, nota mesatare nga provimi i maturës shtetërore ishte 3,25, në vitin 2023 ishte 3,65, në vitin 2022 nota mesatare nga provimet në të gjitha lëndët ishte 3,78 dhe 3,61 në vitin 2021.

Provimi shtetëror i maturës në sistemin tonë arsimor është zbatuar që nga viti 2007, në sesionet e provimeve të qershorit dhe gushtit. E vetmja herë që nuk u organizua ishte në fund të vitit shkollor 2019/2020 për shkak të pandemisë së Kovidit.

Banner

Related posts

VLEN do të takoj mërgatën shqiptare në Berlin dhe Cyrih

Gjyla Halili

“Kemi njohuri operative për Grubin”, tha Toshkovski për aktivitetet për gjetjen e ish-zv/kryeministrit

Gjyla Halili

Taravari: Ndryshimi nuk mund të bëhet me BDI-në

Gjyla Halili