AKTUALE

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët perëndimore me reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, më e shprehur përgjatë lumit Vardar. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 2 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 16 deri në 22 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me mundësi për reshje të dobëta shiu në disa pjesë të luginës gjatë pasdites. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bjerë deri në 5, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 22 gradë.

Në ditët në vijim, informuan nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjik, do të ketë një periudhë me mot kryesisht të qëndrueshëm, deri të hënën me temperatura më të ulëta të mëngjesit, dhe temperaturat e ditës do të rriten gradualisht. Nga mesi i javës së ardhshme, do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Banner

Related posts

Trieshi priti ballëhapur birin e tij Nik Gjeloshaj,dhe “Forumin Shqiptar”, prijësit e fitores më 5 Mars

admin

VMRO-DPMNE: LSDM dhe Filipçe janë në kaos total, deklarativisht proevropianë, por realisht pa drejtim dhe strategji

Gjyla Halili

Faton Ahmeti nga Sahat Mëhalla: “Nga Tetova varet e ardhmjae vendit, Bashkë për ndryshim”

Gjyla Halili