AKTUALE

Një vit nga ndarja nga jeta e Lalës Ilaz/ Ali Ahmeti: Ai fliste pak por punonte shumë, një jetë në shërbim të çështjes kombëtare

Sot një vit u nda nga jeta veterani i Uçk-së Ilaz Ademi, (Lala Ilaz) nga fshati Sellcë i Tetovës.

Me këtë rast Komandanti i përgjithshëm i Uçk-së, Lideri i Bdi-së Ali Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetari Bajram Rexhepi, sekretari i përgjithshëm Faton Ahmeti, komandanti i brigadës 112 Mujdin Aliu, Hazbi Lika dhe shum personalitete të tjera morën pjesë në inagurimin e Lapidarit për Lalën Ilaz tek vedprehja e tij.

“Fliste pak, por punonte shumë. E gjithë jeta e tij ishte në shërbim të të mirës së përbashkët dhe të çështjes kombëtare. Ishte atdhetar i devotshëm, mikpritës e zemërgjerë. Dera e tij ka qenë gjithmonë e hapur për njerëzit, për idealin, për lirinë”- ka theksuar Ahmeti.

Ja postimi i plotë:

Sot u bë një vit nga ndarja nga jeta e Ilaz Ademit (Lalës Ilaz), njeriut që u bë emblemë e fillimit të luftës së vitit 2001. Shtëpia e tij ishte shtabi i parë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, një vatër ku nisi organizimi për lirinë.

Ilaz Ademi ishte ndër të parët që u angazhua në përgatitjet për fillimin e luftës dhe një ndër të parët që iu bashkua UÇK-së, duke u shndërruar në simbol të kushtrimit për liri. Me përkushtimin dhe sakrificën e tij, ai jo vetëm kontriboi personalisht, por edhe frymëzoi shumë të rinj t’i bashkoheshin radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Fliste pak, por punonte shumë. E gjithë jeta e tij ishte në shërbim të të mirës së përbashkët dhe të çështjes kombëtare. Ishte atdhetar i devotshëm, mikpritës e zemërgjerë. Dera e tij ka qenë gjithmonë e hapur për njerëzit, për idealin, për lirinë.

Sot nderuam jetën dhe veprën e tij me shpalosjen e një përkujtimoreje, si shenjë mirënjohjeje për atdhedashurinë, përkushtimin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm për çështjen shqiptare.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ilaz Ademin.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!

Banner

Related posts

Bujar Osmani sot pezulloi aktivitetet, ja përse?

Gjyla Halili

Atmosferë ramazani nga Çairi! Bujar Osmani kalon kohë pas iftari me banorët e Këshillit Vendor – Teli!

Gjyla Halili

Anulohet sërish seanca për Spitalin modular në Tetovë!

Gjyla Halili