AKTUALE

Protesta në Ulqin: Nuk do ta lejojmë shitjen e vendit tonë për 100 vjet

Sot në komunën e Ulqinit, konkretisht në kalimin kufitsar të Sukubinës dhe në Krruç është zhvilluar një protestë një orëshe, për të treguar se Ulqini dhe qytetarët e tij janë kundër Marrëveshjes dhe Investimeve të paralajmëruara në këtë formë.

Qytetarët, politika e Ulqinit dhe partitë politike janë bashkuar dhe dërguan një mesazh të fortë: “Ne nuk do ta lejojmë që toka jonë të shitet për 100 vjet,” tha kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu.

Pas bllokimit të rrugës, u shpërndanë fletushka për udhëtarët me një kërkim faljeje për situatën që ishte krijuar. Ai shtoi se ky veprim ishte kundër vullnetit të tyre.

“Përkundër kësaj, qytetarët, politika e Ulqinit dhe partitë politike kanë dërguar një mesazh të qartë dhe të bashkuar: ne nuk do ta lejojmë shitjen e vendit tonë për 100 vjet,” theksoi Nimanbegu.

Në pankartat që protestuesit mbanin në duar ndër të tjera shkruhej; “Nuk duam përparim që na mbyt” dhe “Qeverisë së Malit të Zi – Nuk jemi për shitje, përshëndetje për Alabaret – Me dashuri nga Ulqini.”

Banner

Related posts

“Bozhinovska dhe Mexhiti në partneritet për ajër të pastër dhe energji të rinovueshme për Shkupin – automjete elektrike dhe “car-sharing” si zgjidhje për ndotjen”

Gjyla Halili

Stano: Asociacioni është obligim që Kosova vetë e ka marrë

admin

Taravari pret për iftar drejtuesit e koalicionit VLEN dhe deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje

Gjyla Halili