Ligji për kulturë, në të cilën deputetët e shumicës tentuan t’i lehtësojnë kushtet për emërimin e drejtorëve në institucionet nacionale duke bërë uljen e pikëve për TOEFL nga 74 në 30 dhe për IELTS nga 6 në 3, nuk kaloi. Shumica parlamentare kishte vetëm 10 deputetë që votuan e që vijnë nga etnitetet joshumicë në Maqedoni. Kështu që, PËR Ligjin votuan 7 deputetë të VLEN-it dhe 3 të pakicave nga VMRO, numër ky që nuk përmbushi Badenterin e kërkuar për Ligjet që prekin edhe etnitetet tjera joqemaqedonas në shtet.
Deputetja e Frontit Evropian, Dijana Toska ka thënë se, atë që deshi ta bëj sot pushteti me Ligjin për kulturë, është një akt antiligjor, por edhe joprofesionale.
“Sot në rend dite ishte Propozim për ndryshim të Ligjit për kulturë në të cilën deputetët e pozitës tentuan që t’i lehtësojnë kushtet për emërimin e drejtorëve në Institucionet nacionale duke bërë uljen e pikëve për TOEFL nga 74 në 30 dhe për IELTS nga 6 në 3 dhe ky fakt përbën pranim të hapur të mosnjohjes të gjuhës angleze në nivel funksional. Kjo gjë jo që është joligjore por edhe joprofesionale. Ne si Front Evropian parashtruam 5 amandamente por shumica parlamentare nuk i pranoi.
Ky propozim për ndryshim të ligjit për kulturë kërkon votim të dyfishtë. Dhe, ky ndryshim nuk kaloi pasiqë Fronti Evropian i mbivotoi me Badenter”, tha deputetja Toska.