AKTUALE

Supremja e shfuqizoi aktvendimin për Vasill Jovanovin, rasti për posedimin dhe tregtimin me dr*ogë kthehet në fillim

Gjykata supreme shfuqizoi aktvendimin e gjykatës së Apelit me të cilin Vasil Jovanov u dënua me tre vite e 10 muaj për posedimin dhe tregtimin me mjete narkotike dhe lëndën gjyqësore e ktheu në fillim, përcjell TV21. Vendimi është sjellë në seancën e mbajtur më 7 maj, një javë para se Gjykatës penale Shkup Jovanovit t’i shqiptoi dënimin me burg prej 12 vjetëve, i cili e përplasi për vdekje Frosina Kullakovën në vendkalim për këmbësorë.
Gjykata penale gjatë shqiptimit të dënimit për aksidentin në trafik, e ka marrë parasysh edhe aktvendimin për tregtim me drogë si rrethanë vështirësuese. Apeli në shkurt të vitit 2025 e refuzoi ankesën e Jovanovit për këtë vepër dhe e dënoi me dënim burgu efektiv prej 3 vjetëve e 10 muajve.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Gjyla Halili

BDI: VLEN në vend të transfereve të drejtorëve, të bëjë investime konkrete nëpër spitale

Gjyla Halili

Mexhiti: Shfuqizimi i balancuesit nuk e rrezikon punësimin e shqiptarët

Gjyla Halili