SPORT

Çuditë në sport nuk kanë të ndalur, kjo e fundit përtej çdo imagjinate

Çudit që ndodhin në botën e sportit janë të shumta dhe nga më të ndryshmet, por ajo që ka ndodhur së fundi duket vërtet e paimagjinueshme.

Ylli i futbollit amerikan, Tom Brady u tërhoq nga sporti pak ditë më parë. Ai hodhi në rrjetet e tij sociale një video ku njoftonte tërheqjen dhe po i falënderonte të gjithë.

Brady ndodhej në një terren ku besohet të jetë bregdetar, pasi në të ndodhej rërë plazhi. Një person ka nxjerrë në shitje në platformën Ebay, një kavanoz të mbushur me rerën ku shkeli Tom Brady gjatë realizimit të videos.

Personi me emrin e llogarisë ‘adu_72’, ka nxjerrë këtë produkt në shitje për shifrën e 3300 dollarëve. Është pak e çuditshme të kuptohet se gjërat që mund të duken të parëndësishme, në fakt janë burim të ardhurash.

Nëse do të mendoni se askush nuk do e blejë e keni gabim, pasi deri më tani janë tre persona, të cilët kanë bërë ofertën e tyre për ta pasur këtë suvenir në koleksionin e tyre.

Related posts

Ibra mund të largohet nga Milani

admin

Aliti e Hadërgjonaj optimistë se Zvicra mund të ndalet në “Fadil Vokrri”

admin

Modelja e njohur jep premtimin e madh nëse Napoli e fiton Championsin

admin

Leave a Comment