SPORT

Kosova zbarkon në Turqi për turneun “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”

Vajzat e Kombëtares A kanë arritur në Alanya të Turqisë, ku do të marrin pjesë në turneun miqësor “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”, ku do të marrin pjesë edhe Turqia, Kosova, Estonia, Bullgaria, Honkongu, Jordania, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Afrika e Jugut, Uzbekistani dhe Zambia, të ndara në 3 grupe.

Ekipet janë akomoduar në hotelin “Selene” buzë detit në Alanya, njofton FFK, shkruan Shqip.com.

Pasdite Dardanet kanë mbajtur një seancë stërvitore në fitnes pak a shumë për të relaksuar punën e muskujve nga udhëtimi. Kombëtarja A ndeshjen e parë do ta zhvillojë më 15 shkurt kundër Estonisë në orën 18.0 sipas kohës lokale apo në 16.30 sipas kohës në Kosovë.

Ndërkaq në ballafaqimin e dytë Kosova takohet me Honkongun, ndërsa në ndeshjen e tretë Kosova takohet me Bullgarinë.

Banner

Related posts

Portieri në Belgjikë vdes pasi pëson sulm në zemër gjatë ndeshjes

admin

Klopp nuk i përgjigjet vetëm një gazetari, tregon edhe arsyen

admin

Roma në kërkim të një sulmuesi

admin

Leave a Comment