AKTUALE

Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni me njoftim të rëndësishëm për ata që duan të marrin vizë

Nga Ambasada amerikane në Shkup kanë njoftuar se do të vendoset sistem i ri për caktimin e terminit për viza. Si rrjedhojë, sipas Ambasadës, nga 19 deri më 29 maj aplikanët nuk do të mund të caktojnë termin.

“Ambasada e SHBA-së në Shkup do të kalojë në një sistem të ri dhe të përmirësuar të caktimit të terminit për viza. Nga 19 maj deri 29 maj 2025, aplikantët për vizë nuk do të jenë në gjendje të caktojnë, ricaktojnë ose anulojnë takimet apo të paguajnë tarifat për vizë ose të kërkojnë takime të përshpejtuara. Kushdo që ka një takim të caktuar duhet të marrë pjesë në takimin e tij ashtu siç është planifikuar. Nëse keni nevojë për një takim urgjent gjatë kësaj kohe, ju lutemi dërgoni një email në ConsularSkopje@state.gov. Për më shumë informacion vizitoni https://mk.usembassy.gov/visas/. “, thuhet në njoftimin e SHBA-së.

Banner

Related posts

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim kryeson 3 me 1 ndaj VLEN-it, por kot Mickoski dërgon mesazhe private për ngrohjen e marrëdhënieve

Gjyla Halili

Ky është parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili

Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup

Gjyla Halili