AKTUALE

Mirëseardhje për mysafirin nga GIMDES

Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, Hfz. H. Shaqir ef. Fetahu, priti sot mysafirin e parë që do të marrë pjesë si ligjërues në Konferencën Ndërkombëtare për Ushqimin dhe Nutricionin me temën “Arsimi Hallall dhe Ushqimi Hallall” , e cila organizohet nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore në Universitetin e Tetovës në bashkëpunim me Agjensionin për Hallall Standard të BFI-së.

Në emër të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema i uroi mirëseardhje të përzemërt z. Elman Necefzade, Këshilltar Përgjithshëm i GIMDES – një nga institucionet më me ndikim në fushën e standardeve hallall në Turqi dhe më gjerë.

Standardi Hallall nuk është vetëm një kriter teknik, por një parim i thellë etik dhe shpirtëror që garanton pastërti, siguri dhe drejtësi në prodhimin dhe konsumimin e ushqimit. Ai është një urë që lidh besimin me shkencën, ndërgjegjen me teknologjinë.

Punimet shkencore të Konferencës do të nisin të enjten, më 8 maj 2025, në ambientet e Universitetit të Tetovës, ku do të trajtohen tema të rëndësishme për të ardhmen e ushqimit hallall, shëndetit publik dhe zhvillimeve teknologjike.

Në këtë pritje zyrtare, Reisul Ulemanë e shoqëruan Driton Dikena, Drejtor i Agjensionit për Hallall Standard dhe Fehmi ef. Ebibi, Drejtor i Vakëfit pranë BFI-së.

Related posts

Kërkohet nga BE-ja të jetë më e balancuar në dialog

admin

Analistët/ “Fronti për Europë” hap rrugën drejt BE-së, përshpejton reformat dhe luftën kundër korrupsionit

admin

Delegacioni i BDI-së në festën e ambasadës së Zvicrës, Osmani: Mirënjohje për mbështetjen

Gjyla Halili