AKTUALE

Mexhiti: Po ndërtojmë sistem të qëndrueshëm për mbrojtjen e mjedisit

Zv/kryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka theksuar përkushtimin e qeverisë në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Ai deklaroi se në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor po punohet çdo ditë në miratimin dhe zbatimin e ligjeve kyçe që do të sjellin zgjidhje afatgjata për ajër të pastër, ujë të pastër, mbrojtjen e natyrës dhe menaxhimin modern të mbetjeve.

Aktualisht janë në procedurë qeveritare ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Mjedis Jetësor si dhe tre ligje nga fusha e menaxhimit të mbetjeve. Në fazën përfundimtare ndodhet edhe Ligji për kontrollin e emisioneve industriale, i cili do të sjellë për herë të parë sensorë për matjen e cilësisë së ajrit në kohë reale në të gjitha kapacitetet e mëdha industriale me leje të integruar A.

Paralelisht, po punohet në Ligjin për Veprim Klimatik, Ligjin për Natyrën, ndryshimet e Ligjit për Ujërat, si dhe në krijimin për herë të parë të një Ligji të ri për Planifikimin Hapësinor.

“Ky është rrugëtimi ynë drejt mbrojtjes së vërtetë dhe sistematike të mjedisit jetësor – me përkushtim, transparencë dhe vizion për një të nesërme të qëndrueshme,” theksoi Mexhiti.

Banner

Related posts

Gjesti i Ambasadës së Shqipërisë: Nxënësit e Butelit në radhë të parë në pritjen për 28 Nëntorin

Gjyla Halili

Hasani për deklaratën e Kurtit: Jashtë çdo kuptimi, nuk mund të arsyetohet as me padije por as edhe me shërbim jaranije

Gjyla Halili

Mbi 200 mijë njerëz do të ndjekin ceremoninë/ Në Capitol Hill nisin përgatitjet e fundit për inaugurimin e Trump si president

Gjyla Halili