AKTUALE

Ftesë për paraqitje të ofertave nga operatorët e licencuar për distribuim të energjisë elektrike

Banner

Kompania Frutex fton të gjithë operatorët e licencuar për distribuim të energjisë elektrike që të paraqesin ofertat e tyre për furnizim me energji elektrike, në përputhje me rregulloren për funksionimin e tregut të hapur.

Pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që kompanitë e mëdha të kalojnë në tregun e hapur të energjisë, Frutex ka kontaktuar me KESCO për të marrë ofertën për furnizim pas datës 1 qershor 2025.

Sipas kësaj oferte, çmimi i ri është 225% më i lartë krahasuar me çmimin aktual.

Gjatë vitit 2024, Frutex ka paguar 421,000 euro për fatura të energjisë elektrike. Për të njëjtën sasi të konsumuar, pas 1 qershorit, do të duhej të paguajmë 1,370,000 euro – një rritje e jashtëzakonshme dhe e papërballueshme për industrinë prodhuese.

Operatorët e interesuar janë të ftuar të paraqesin ofertat e tyre apo të na kontaktojnë për më shumë informacione në adresat më poshtë:
Email: info@goldeneagle-ks.com

Banner

Related posts

“Wizz Air” me një surprizë për të gjithë pasagjerët e saj – një zbritje që do të gëzojë shumë

Gjyla Halili

Alen Gjokaj, u emërua drejtor i Organizatës Turistike, në komunën e Tuzit.

Gjyla Halili

Epopeja e UÇK-së, Ahmeti: Vendosmëria heroike e familjes Jashari përballë barbarisë u bë kushtrim lirie

Gjyla Halili