AKTUALE

Muhamet Ametit i bashkohet Kumanova, pritet edhe Struga

Banner

Sot shënohen dy vite nga themelimi i Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhiti, një subjekt politik që u krijua me shpresën për të sjellë një frymë të re në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Me këtë rast, një nga themeluesit e saj, Muhamet Ahmeti, ka shpërndarë një mesazh të drejtpërdrejtë Izet Mexhiti dhe kritik, ku bën thirrje për reflektim dhe veprim konkret.

Pas këtij mesazhi të Muhamet Ahmeti, thirrjes iu është bashkuar edhe Bashkim Saiti nga Kumanova ku sipas TS, pritet që ti bashkohen edhe anëtarë nga Likova me emër e mbiemër.

“Sot, në orën 1 të ditës, sipas kësaj kohe…
Bëhen dy vjet që u ngrit Lëvizja Demokratike.
Dy vjet plot shpresë, besim e mund prej atyne që u hodhën në këtë rrugë me zemër.
Po, hajde ta themi troç:
Dy vjet nuk janë pak – e hala pa struktura.
Pa organe që punojnë.
Pa drejtim të kjartë ku po shkojmë.
Rinia ka prit me durim. Populli ka besu me shpirt.
Po pritja e gjatë kthehet në zhgënjim, e fjala e thatë nuk i han ma kush.
Ky nuk asht urim, jo.
Ky asht za i fortë:
O veprojmë sot burrnisht,
o e mbyllim me faqe të bardhë, pa na u prish nami.
Le të jetë ky viti i fundit:
Pa organe që marrin vendime.
Pa llogaridhënie përpara popullit.
Me fjalë t’bukra, por pa punë në terren.
Se nëse Lëvizja Demokratike nuk merr formë e rregull, nuk asht ma lëvizje.
Asht veç një emën që kujton atë çka mund të ishte, por s’u ba kurrë” ka shkruar Saiti.

Related posts

Mbi 6 mijë të huaj morën leje pune në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar

Gjyla Halili

Seanca Konstituive, Grubi: U prezantua programi se çfarë do të bëjë Fronti në përbërjen e ardhshme parlamentar

Gjyla Halili

Zgjedhjet në Mal të Zi, Spajiq tregon se me kë nuk do të bëjë koalicion

admin