AKTUALE

Stema Kf Deçiç/ Dedivanaj: Malësia kurrë më nuk do të jetë në duar të antishqiptarëve

Kryetari i Shoqatës ” Jehona e Malësisë” në Miçigan, Agron Dedivanaj ka reaguar ashpër ndaj tentativave të një grupi të vogël personash, të udhëhequr nga një parti armiqësore ndaj popullsisë autoktone shqiptare në Malësi.

Dedivanaj nëpërmjet këtij reagimi ka shprehur mbështetjen e plotë për klubin e futbollit “Deçiq” për stemën e re, e cila nxjerr në pah në mënyrë të përkryer idealin tonë kombëtar dhe ngjyrat e flamurit tonë, ndërsa stema e vjetër me “trobojken” ruse dhe sllave dhe hajmalitë komuniste nuk e perfaqësojnë Malësinë.

Ja postimi i plotë.

Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron.
Kështu, antishqiptarët do të mbesin gjithmonë antishqiptarë.

Një grup i vogël personash u mblodh këtë herë për të shprehur urrejtjen e tyre për kombin shqiptar dhe për ngjyrat kuqe dhe zi.
Ata të udhëhequr nga një parti qe ka qënë armiqësore ndaj popullsisë autoktone shqiptare në Malësi për dekada të tëra, tani po përpiqen përsëri ta kthejnë Malësinë në errësirë përmes “trobojkave” dhe parollave fashiste. Por, Malësia nuk do të jetë më kurrë në duart e tyre!

Besojmë se tani është e qartë për të gjithë pse zgjedhjet lokale të vitit 2019 ndryshuan fatin dhe rrjedhën e historisë të popullit tonë. Sot, Malësia është një qendër zhvillimore, e cila frymon, jeton, punon dhe vepron shqip!

Ne shprehim mbështetjen tonë të plotë për klubin e futbollit “Deçiq” për stemën e re, e cila nxjerr në pah në mënyrë të përkryer idealin tonë kombëtar dhe ngjyrat e flamurit tonë, ndërsa stema e vjetër me “trobojken” ruse dhe sllave dhe hajmalitë komuniste nuk e perfaqësojnë Malësinë.

Me Deçiqin kuq dhe zi drejt fitoreve të reja! 🇦🇱

Related posts

REISUL ULEMA UDHËHEQ DELEGACIONIN  E  BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV-SË NË SAMITIN E LIGËS BOTËRORE ISLAME TË MBAJTUR NË PHNOM PENH TË KAMBOXHIAS

Gjyla Halili

BDI: Raporti i BE-së më kritiki deri tani dhe shënon regres

Gjyla Halili

Kurti reagon ndaj deklaratave të Escobarit për mundësinë e konfliktit rajonal

admin