AKTUALE

Lordi Robertson, Solana dhe Ollbrajt, shpallen “Qytetar Nderi” të Drenasit, Lladrovci falënderon asamblistët për votimin njëzëri

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar asamblistët për votën njëzëri, me rastin e propozimit të tij për shpalljen “Qytetar Nderi” të tri personaliteteve të vendeve aleate, për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.

“Lordi Xhorxh Robertson, z. Havier Solana dhe znj. Medlin Ollbrajt (post mortum), personalitete të shquara, vendimmarrës dhe mbrojtës të shtetit dhe lirisë së Kosovës, nga Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga sot, janë “Qytetar Nderi” të komunës së Drenasit”, ka deklaruar Lladrovci.

Postimi i plotë i tij:

Tre kolosë të diplomacisë së shteteve aleate, Lordi Xhorxh Robertson, z. Havier Solana dhe znj. Medlin Ollbrajt (post mortum), personalitete të shquara, vendimmarrës dhe mbrojtës të shtetit dhe lirisë së Kosovës, nga Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga sot, janë “Qytetar Nderi” të komunës së Drenasit.
Me vota njëzëri, Kuvendi i Drenasit miratoi propozimet e mia për t’i shpallur “Qytetar Nderi”, tre kontribuues të lirisë tonë, të shtetit dhe shtetësisë së Kosovës. Shpallja e tyre qytetar nderi, është mirënjohje jona për ta dhe trashëgimi që të mos harrohen miqtë.
Faleminderit asambliste dhe asamblistë, nderuat veten dhe shprehët mirënjohje për miqtë e Kosovës. Krenar me Kuvendin e Drenasit. Nderim për të gjithë kontribuuesit e lirisë e shtetit tonë nga vendet dhe institucionet mike. Miqtë e kohërave të vështira janë dëshmia më e mirë e miqësisë!
https://www.facebook.com/share/p/168o6Ghxb7/

Banner

Related posts

Ademi: Vetëm në ditën e parë, Bujar Osmani mblodhi 4.000 nënshkrime për president

Gjyla Halili

Mexhiti: Me nxjerrjen e kandidatit për president,BDI po përçan votën shqiptare

Gjyla Halili

Komuna e Tuzit pranon donacion për Shërbimin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit

Gjyla Halili