Po punojmë për të afirmuar qëndrimet tona kombëtare që lidhen kryesisht me integrimin evropian. Nevoja për integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE është e domosdoshme si për rajonin ashtu edhe për BE-në. Interesat tona kombëtare maqedonase do të mbrohen, qëndrimet tona do të prezantohen dhe sigurisht do të jemi pjesë e barabartë e mbledhjes së familjes më të fuqishme politike në Evropë.
Këtë e deklaroi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski i cili është pjesë e delegacionit partiak të udhëhequr nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në Kongresin dyditor të Partisë Popullore Evropiane (PPE) e cila mbahet në Valencia, Spanjë.
“Partia Popullore Evropiane për momentin është familja politike më e fuqishme dhe më me ndikim në Evropë. Kryetari Mickoski do të mbajë fjalimin e tij para seancës plenare, por janë paraparë edhe shumë takime. Do të takohemi me kancelarin e ri të Austrisë, z. Stoker, me liderin e opozitës shqiptare Berishën, me liderin e SNS-së Vuçeviq, me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin evropian Mekalis”, deklaroi Mucunski, njoftojnë nga VMRO-DPMNE.
Ndryshe, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i udhëhequr nga delegacioni i partisë i përbërë nga nënkryetarët e VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikolloski dhe Timço Mucunski, sekretari ndërkombëtar Stefan Andonovski, si dhe përfaqësuesit e Unionit të grave të VMRO-DPMNE të udhëhequr nga nënkryetarja Zhaklina Peshevska dhe përfaqësues të Unionit të forcave të reja, të cilët sot dhe nesër do të marrin pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Kombëtare (EPP) në Valencia.
Është paralajmëruar se Mickoski do ta mbajë fjalimin e tij para seancës plenare. Kryetari i partisë Mickoski do të mbajë edhe disa takime dypalëshe, mes të cilëve me kryeministrin austriak dhe me kreun e partisë simotër OVP, Stoker si dhe me kryetarin e Partisë Progresive Serbe dhe ish kryeministrin e Serbisë, Vuçeviq, me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare dhe ish kryeministër dhe president i Shqipërisë, Sali Berisha dhe liderë të tjerë evropian.
Gjithashtu, Mickoski do të marrë pjesë edhe në darkën e organizuar për liderët e Partisë Popullore Evropiane.