AKTUALE

Mexhiti: Është thyer mitin se BDI do të jetë përjetësisht në pushtet

Në lidhje me kërkesën e BDI-së për interpelancë ndaj punës së tij si ministër, ka reaguar Izet Mexhiti, përcjell TV21. Mexhiti thotë se BDI duhet ta kuptojë se në qeveri shqiptarët i përfaqëson VLEN-i dhe se është thyer mitin se BDI do të jetë përjetësisht në pushtet.

“Duke ngritur interpelancë përpara Kuvendit për punën time, BDI po mundohet në të gjitha mënyrat të paraqitet si faktor relevant dhe të diktojë kursin politik në vend. Por, sa më shumë që mundohen ata, aq më e qartë është se qëllimi i vetëm i tyre është vetëm pushteti dhe kolltukët qeveritare. Është koha që ta kuptojnë dhe të pajtohen më në fund me faktin se shqiptarët në Qeverinë e re i përfaqëson një koalicion i ri politik, pra VLEN, ndërsa BDI, pas 22 vitesh ka kaluar në opozitë. E di, nuk është kollaj të pranohet fakti se e kemi thyer mitin se BDI do të jetë përjetësisht në pushtet, por kjo është politika – kur mendon së ke fituar më së shumti, në fakt ke humbur më së shumti”, shkruan Mexhiti.

Banner

Related posts

Saliu: Themeli, kulmi, betoni, çatia, oxhaku i BDI-së është Ali Ahmeti

admin

TIRANA FESTON 104-VJETORIN E SHPALLJES KRYEQYTET, AKTIVITET E PLANIFIKUARA SOT NË RRUGËN “MYLSYM SHYRI”

Gjyla Halili

Kërçovë, banorët e Biçincës duan sanimin e rrugës! Dehari: Rruga do të rregullohet së shpejti, bashkë me të edhe rrugë tjera

Gjyla Halili