AKTUALE

Përleshje masive në ligën e basketbollit, sulmohen fizikisht treneri i Vardarit dhe i Shkupi

Banner

Ekipi i Vardarit e arriti fitoren e parë të sezonit pasi e mposhti Shkupin me rezultat 87-85, në xhiron e dytë të play-out-it

Pikët për triumfin i realizoi i riu Kristijan Nastovski në sekondat e fundit të ndeshjes, duke sjellë festë të madhe për ekipin që sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Dytë. Megjithatë, gjithçka që ndodhi në fushë mbeti në hije të thellë nga incidenti i madh që ndodhi pas përfundimit të ndeshjes, raportoi Sport1.mk.

Për arsye ende të panjohura, në një përleshje fizike u përfshinë trajneri kryesor i Vardarit, Aleksandar Jovançev, dhe asistenti i Shkupit, Faik Miftari, të cilët filluan të godasin njëri-tjetrin, ndërsa në përleshje u përfshinë edhe lojtarë të Vardarit dhe Shkupit. Duhej të ndërhynte policia, e cila në këtë moment është e pranishme në numër të madh përpara sallës “Maqedonia e Pavarur” në Kisella Vodë.
Husein Bajram ishte më efikasi me 23 pikë, ndërsa Nakov shtoi 21 dhe Mlladenovski 18 pikë. Mohamed udhëhoqi Shkupin me 31 pikë.

Banner

Related posts

1 MAJ  SHËNDETI DHE E DREJTA E PUNTORIT

Gjyla Halili

Kovaçevski dorëhiqet të enjten / VMRO-ja nuk mbështet Xhaferin për kryeministër

Gjyla Halili

Luan Veliu: 27 vite, pa Heroin Beqir Limani-Baca Beqë!

Gjyla Halili