AKTUALE

Bdi dega Kërçovë takim me banorët në Tuhin: Krah për krah drejt arritjeve të reja

Në kuadër të aktiviteteve politike, KV Tuhin sonte ishte nikoqir i takimit të përbashkët me kryesinë e degës së BDI-Kërçovë, Kryetarin e Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari dhe Kryetaren e degës Ardita Dani.
Mikpritje e ngrohtë dhe në atmosferë pozitive biseduam për ngjarjet politike në vend dhe çështjet që lidhen me infrastrukturën duke vënë në dukje projektet e realizuara në fshatin Tuhin.

Do të jemi krah për krah me banorët e Tuhinit drejt arritjeve të reja dhe realizimin e synimeve të përbashka.

Nga zemra falënderojmë KV Tuhin për mikëpritjen dhe kohën që ndanë për të bashkëbiseduar.

Banner

Related posts

Po mbaron afati për ankesa për projektet për Programin vjetor të Ministrisë së Kulturës

admin

Shënimi i 80-vjetorit të çlirimit të Shkupit

Gjyla Halili

Ministri i Jashtëm belg sot në Kosovë, pritet nga Kurti

Gjyla Halili