AKTUALE

Blerim Bexheti: Takim me Delegacionin e Komitetit për Monitorim të Këshillit të Evropës.

Sot, në cilësinë e përfaqësuesve të Grupit Parlamentar të Frontit Evropian, së bashku me kolegët Elmi Aziri dhe Salih Murat, zhvilluam një takim konstruktiv me Delegacionin e Komitetit për Respektimin e Detyrimeve të Vendeve Anëtare të Këshillit të Evropës – në kuadër të dialogut post-monitorues me Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në qendër të diskutimit ishin çështje kyçe për të ardhmen evropiane të vendit: •⁠ ⁠Reformat në sistemin gjyqësor dhe përmirësimi i kornizës zgjedhore
•⁠ ⁠Lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i shtetit të së drejtës
•⁠ ⁠Garancia e lirive të mediave dhe mbrojtja e të drejtave të pakicave
•⁠ ⁠Demokracia funksionale dhe respektimi i të drejtave të njeriut
Si front politik me orientim të qartë pro-evropian, riafirmuam përkushtimin tonë të palëkundur për reforma të thella dhe gjithëpërfshirëse – sepse integrimi në BE nuk mund të ndërtohet mbi fasada politike, por mbi vlera, standarde dhe përfaqësim të barabartë.
Rruga drejt Evropës fillon nga institucionet e përgjegjshme, politikat e guximshme dhe zëri i qytetarëve shqiptarë– që nuk janë më thjesht pjesë e sistemit, por garantë të bashkëjetesës dhe stabilitetit në shtet.

Banner

Related posts

Ministrat do të bëhen me automjete të reja, Qeveria do të shpenzojë 1.6 milionë euro

Gjyla Halili

Në mesnatë skadon afati për mbikëqyrje në Listën zgjedhore dhe regjistrimin e votuesve në diasporë

Gjyla Halili

BDI promovon sot Bujar Osmanin, si kandidat për president të Maqedonisë

Gjyla Halili