AKTUALE

313 amendamente për raportin për Maqedonin! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe grekë. Sipas tekstit të Vajc, procesi i anëtarësimit të Maqedonisë po përjeton bllokime për arsye të ndryshme të pajustifikuara dhe BE-ja duhet të gjejë garanca që të mos ketë çështje dypalëshe pas ndryshimit të Kushtetutës.
Por eurodeputeti bullgar, Ivajlo Vallçev, i cili vjen nga partia në pushtet në Bullgari, përmes amendamentit kërkon që të theksohet se procesi i pranimit është i bllokuar për shkak të “retorikës jomiqësore të udhëheqjes politike” në Maqedoni. Në disa prej amendamenteve të paraqitura, ai përdor si argument edhe votën në Kombet e Bashkuara.
Nga ana tjetër, të djathtët grekë kërkuan që emri i vendit “Republika e Maqedonisë së Veriut” të zëvendësohet me “Shkup”, ndërsa të vendosur në qëndrimet e tyre ishin edhe eurodeputetët francezë nga partia e djathtë e Marin Le Pen. Sipas tyre, Parlamenti Europian duhet ta ndalë zgjerimin.

Krahas pjesës politike, raportuesi Tomas Vajc në draft raportin thekson se është e nevojshme edhe lufta kundër korrupsionit dhe pavarësia e gjyqësorit. Parlamenti Europian do të debatojë në lidhje me raportin dhe amendamentet më 13 maj.

Related posts

Taravari: Kam biseduar me Mickoskin, nëse na konsideron të panevojshëm ASH do të largohet nga Qeveria

Gjyla Halili

BDI-Tetovë: Bilall Kasami keqpërdor autobusët për reklama

Gjyla Halili

Sondazhi i MKD: Taravari “i pa shpresë”, fitues tek shqiptarët del Osmani

Gjyla Halili