AKTUALE

Gashi për vdekjen e Papa Françeskut: Humbje e madhe për mbarë njerëzimin

Kryetari i Kuvendit të RMV-së Afrim Gashi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Papa Françeskit. Gashi në nj postim në Facebook shkruan se “ndarja nga jeta e Papa Françeskut, përbën një humbje të thellë për mbarë njerëzimin”.

“Si një udhëheqës shpirtëror i kohës sonë, ai mishëroi parimet e paqes, drejtësisë sociale dhe dialogut ndërfetar, duke u bërë një simbol i përkushtimit ndaj të mirës së përbashkët. Me thjeshtësinë e tij, me dashurinë e pakushtëzuar për njeriun dhe natyrën, Papa Françesku preku zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën, përtej kufijve fetarë, kombëtarë apo ideologjikë”.

“Trashëgimia e tij do të mbetet një udhërrëfyes për brezat që vijnë , për ndërtimin e një bote më të drejtë, më paqësore dhe më të bashkuar. Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të pazëvendësueshme për botën katolike dhe për mbarë njerëzimin. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Gashi.

Banner

Related posts

Nuk ka pritje të gjata në kufij, rrugët në gjendje të mirë

Gjyla Halili

Osmani: Politikën e Jashtme që e udhëhoqa na vendosi në tryezë me më të fuqishmit

Gjyla Halili

Parada e shqiptarëve në New York/ Kryebashkiaku Eric Adams me plis në kokë: Mezi pres të shkoj në Shqipëri

Gjyla Halili