AKTUALE

Ali Ahmeti në akademinë përkujtimore të Komandant Gani Imeri

Në Vushtrri përkujtohet Komandanti Gani Imeri

Në një vjetorin e vdekjes së Komandantit Gani Imeri, sot nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, është përkujtuar jeta dhe vepra e tij.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me bashkëpunëtorë, kryetari i BDI, Ali Ahmeti, përfaqësues të partive politike, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe qytetarë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë varrit të tij në Dumnicë të Epërme.

Më pas, është mbajtur akademia përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së Komandantit Gani Imeri.

“Kjo ditë përkujtimi ishte një nderim i merituar për një prej figurave më të shquara të luftës sonë për liri. Lavdi përjetë Komandantit Gani Imeri dhe gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës!”, deklaroi kryetari Idrizi.

Related posts

Pendarovski: Në raundin e dytë jam i sigurt se do të jem fitues

Gjyla Halili

Hajredin Kuçi del para Gjykatës Speciale

Gjyla Halili

Kovaçevski: I pakënaqur nga disa funksionarë të BDI-së – kur Grubi luajti futboll në zyrë, qytetarët menduan se asgjë nuk punohet

Gjyla Halili